Mediat gjermane: ‘Peshkaqeni’ i kokainës mbërrin në Hamburg, vendndodhja mbahet sekret
‘Peshkaqeni’ shqiptar i kokainës mbërrin në Hamburg.
Mediat e këtij qyteti gjerman raportojnë se Princ Dobroshi ka mbërritur në qytetin port.
Ai akuzohet se ka trafikuar kokainë në sasi të mëdha, duke përdorur kryesisht portin e këtij qyteti.
Gazeta Hamburger Abendblatt shkruan se shqiptari i Kosovës u kap nga autoritetet gjermane, të cilat e gjurmuan për dy vite me radhë.
Dobroshi u arrestua në Tiranë. Ai nuk bëri rezistencë kur u kap.
Shumëkush kishte supozuar se ai ishte tërhequr nga trafiku i drogës, por përgjimet në Encrochat dhe SKY provuan se ai ishte një akt kyç në lëvizjen e sasive të mëdha të kokainës.
Për momentin ai po mbahet në një vendndodhje sekret.
Kjo për shkak të frikës së mos arratiset.
60-vjeçari është arratisur në të shkuarën nga një burg në Norvegji.
As autoritetet policore nuk ishin informuar për mbërritjen e tij, për të mbajtur gjithçka sekret nga frika e ndonjë arratisje.
Dobroshi cilësohet një nga trafikantët më të mëdhenj në Europë.

