Parashikoi saktë fitoren e Trumpit/ FBI bastis apartamentin e Shayne Coplan, i sekuestrohen telefoni dhe pajisjet e tjera elektronike

Agjentët e FBI-së kanë bastisur apartamentin e drejtorit ekzekutiv të "Polymarket" në Manhattan të New York, Shayne Coplan. Bastisja erdhi një javë pasi platforma e basteve zgjedhore parashikoi me sukses fitoren e Donald Trumpit.

Sipërmarrësi 26-vjeçari u ngrit në orën 6 të mëngjesit me agjentët e FBI-së tek dera, të cilët i kërkuan atij të dorëzonte telefonin dhe pajisjet e tjera elektronike. Lajmin e konfirmoi një i afërm i Coplan për "New York Post".

“Ata mund të kishin kërkuar nga avokati i tij ndonjë nga këto gjëra. Në vend të kësaj, ata organizuan një të ashtuquajtur bastisje në mënyrë që ta zbulojnë atë në media dhe ta përdorin atë për arsye të dukshme politike”, tha burimi.


Coplan nuk iu dha një arsye për bastisjen, por burimi dyshon se ishte një ndëshkim politik pasi Polymarket parashikoi me saktësi fitoren e Trump ndaj zëvendëspresidentes Kamala Harris. Burimi gjithashtu tha se qeveria ka të ngjarë të kundërshtojë raportet e mediave liberale, që akuzojnë Polymarket për manipulim të tregut dhe manipulim të sondazheve të tij në favor të Trumpit.

“Ky është një ndëshkim i dukshëm politik nga administrata në largim kundër Polymarket, për ofrimin e një tregu që i parashikoi saktë zgjedhjet presidenciale të 2024-ës”, tha burimi.