FOTO/ "Desh na la qorr", Fifi shfaqet me syrin e fashurar, ja se çfarë i ndodhi këngëtares dhe si është gjendja e saj shëndetësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2024, 22:24
Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Ajo ndan me ndjekësit e shumtë foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, artistja ka zbuluar një incident që i ka ndodhur teksa ka qenë në një lidhje live në “Instagram”.
Në ato momente djali i saj po luante me ngjyra dhe i ka rënë në sy Fifit.
“Dje gjatë kohës që isha live në Instagram, ndodhi një aksident i vogël. Theo tu loz me ngjyra përpak na la qorr”, ka shkruar Fifi në postimin e saj të parë në “Instastory”.

