I dyshuari për plagosjen e katër personave në Ferizaj u lirua para kohe nga burgu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2024, 11:31
Një ngjarje e rëndë e ka tronditur të hënën Ferizajn. 59-vjeçari Ekrem Sadiku, dyshohet se i ka therur me thikë katër persona, në mesin të cilëve edhe dy vajza të mitura.
Ende nuk dihen motivet e këtij rasti. Klankosova.tv mëson se i dyshuari kishte qenë në burg dhe ishte liruar para kohe.
Sipas informacioneve, ai nuk është intervistuar ende. Intervistimi i tij pritet të bëhet sot gjatë ditës, teksa motivet e ngjarjes pritet të zbardhen pasi të përfundojnë hetimet.

