Ka 5 mënyra për të dhënë përshtypjen e parë: Cila është e jotja?
Ke një takim të rëndësishëm apo një intervistë pune? Ti e di se hera e parë është gjithçka - një shans për të lënë përshtypjen perfekte dhe për të bindur dikë se ti je personi që ata kërkojnë.
Por pyetja është: Çfarë taktike përdor për të lënë përshtypje? A je nga ata që luajnë me sinqeritetin, sharmin apo ndoshta mendon se një gënjeshtër e vogël nuk i bën dëm askujt?
Një studim zbuloi se ne të gjithë kemi një strategji të fshehtë kur duam të lëmë përshtypje të mirë tek të tjerët. Edhe nëse s'je i vetëdijshëm, mënyra se si sillesh reflekton shumë nga personaliteti yt.
Këtu janë 5 profilet kryesore të menaxhimit të përshtypjeve, sipas shkencës. Le ta zbulojmë bashkë se cili profil të përshkruan ty më së miri:
I drejtpërdrejtë dhe i sinqertë
Je nga ata që thua gjithmonë të vërtetën, pa i zbukuruar shumë gjërat. Je i besueshëm, i sinqertë dhe shpreson që kjo do të vlejë më shumë se çdo lloj manipulimi. Ndoshta nuk e merr gjithmonë rezultatin menjëherë, por njerëzit që njohin sinqeritetin tënd të vlerësojnë për atë që je.
Naiv dhe jo i natyrshëm
Ndonjëherë e “zbukuron” të vërtetën dhe nuk je gjithmonë plotësisht i sinqertë, por edhe nuk ke shumë vetëbesim në prezencën tënde. Ti bën një përpjekje, por shpesh njerëzit mund ta nuhasin që nuk je tërësisht i natyrshëm.
Sharmant i lindur
Ti je ai që di si të krijosh lidhje me të tjerët. Je i komunikueshëm dhe i besueshëm dhe përdor interesat e përbashkëta për të krijuar një lidhje të menjëhershme. Ky është profili që jo vetëm fiton një intervistë, por edhe krijon marrëdhënie të forta me njerëzit përreth.
Gënjeshtar i përmbajtur
Ti gënjen, por me masë. Je pak i rezervuar dhe nuk do ta tejkalosh kufirin. Je më i qetë dhe i kujdesshëm me gënjeshtrat e tua, por ndonjëherë kjo të bën të dukesh më pak origjinal.
Si të përdorësh profilin tënd për të pasur sukses?
Përdorimi i profilit tënd për të arritur sukses është një art në vetvete. Nëse ti je person që beson në vlerat e sinqertetit, atëherë je në rrugën e duhur për të arritur qëllimet e tua. Nga ana tjetër, nëse mendon se gënjeshtrat janë e vetmja mënyrë për të arritur sukses, ndoshta është koha të rishikosh qasjen tënde.


