Shtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur/ Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës

Të gjithë po diskutojnë për stilin e modës së saj. Duket se gruaja e Kanye West ka një konkurrencë. Lourdes Leon është gati të marrë përsipër famën e Bianca Censorit.

Gruaja e Kanye West deri pak kohë më parë ishte e vetmja që ecte gjokszbuluar dhe vishej vetëm me gete dhe më pas në skenë doli edhe Lourdes Leon.

Për gjithçka është përgjegjës stilisti Gadir Rajabov, i cili tashmë ka marrë nën kujdes vajzën e Madonnas, Lourdes Leon. Kjo zeshkane 28-vjeçare nuk dëshiron t’i dorëzohet konkurrencës së saj dhe zgjedh veshjet që i rrinë mirë.

Sesioni i ri fotografik për kopertinën e revistës Re-Edition nuk la asnjë dyshim – Lourdes është shumë e vendosur. Dhe për t’u siguruar që kjo rrugë të çojë përfundimisht drejt suksesit, stilisti Gadir Rajabov madje punon për dukjen e saj.