Ramabaja: Jo vetëm Trump, por edhe Putin po të dojë nuk e ndal dot luft*n në Ukrainë për një periudhë të shkurtër
Analisti, Sadri Ramabaja në një intervistë në Ora News u shpreh se jo vetëm Trump, por edhe Putini po të dojë e ka të vështirë të ndalë luftën në Ukrainë.
Ramabaja: Rikthimi i Trump është çështje e kryer, qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre.
Formalisht me 20 janar Trump do të bëjë betimin.
Pavarësisht zhvillimit ekonomik, zhvillimet në rrafshin ndërkombëtar sidomos lufta në Ukrainë por edhe Covidi kishte prekur në thelb edhe mirëqenien e qytetarëve.
Jo vetëm Trump, por as Putini tashmë edhe po të donin e kanë vështirë të ndalin luftën për një periudhë të shkurtër sepse është ekonomia e luftës që e ka marrë tashmë situatën në dorë.
Paraprakisht kishim orientim që ekonominë shteti rus kishte orientim që ta vendoste bë shërbim të luftës.
Ndërkaq këto tre vitë është tërësisht në shërbim të luftës.
Ata prodhojnë brenda 6 muajve aq sa do të mund të prodhonte Gjermania për 10 vjet.
