Fitorja e Trumpit/ Kraki: Rusia e ka pasur të preferuar republikanin, mund të ndalojë lufta me dorëzimin e Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2024, 17:43
Përmes një interviste me Ora News, analisti Nezir Kraki tha se dihet tashmë se Rusia ka pasur preferencë për Trumpin më shumë.
Kraki: Dihet tashmë se Rusia ka pasur preferencë për Trumpin më shumë sepse pretendimet e tij gjatë fushatës kanë shkuar në favor të saj, ai është pozicionuar kundër luftës në Ukrainë dhe implikimit masiv në Evropë. Lufta tani për tani mund të ndalet vetëm duke u dorëzuar Ukraina.
Dinamika që pritet të sjellë dinamika e Trumpit shpresoj që do të shkoj në favor të proceseve. Dialog duhet të ketë, por nuk mund të ndalet aq shpejt jo luftë, edhe pse Rusia i beson më shumë Trumpit se kujtdo tjetër.