VIDEO/ "Të zgjoi nga gjumi”, Mevlani e pyet Sarën për opinionin e Milaim Zekës ndaj teje, Banorja: Ra brenda me...

Mevlani ka pyetur Sarën se çfarë mendon ajo për komentin “të zgjoi nga gjumi”, që i dha opinionisti i BBVK3, Milaim Zeka.

Sara bëri me dije edhe njëherë se nuk pajtohet me mendimin e tij sepse nuk kishte qenë duke fjetur.

“Milaimi ra brenda me fjalet e veta, sepse më vonë gjykoi zënkat, do të thotë konsideron të zgjuar këtë gjë, dhe nuk i pëlqeu gjërat që ndodhin”, tha Sara.

Në ndërkohë, bisedën e dëgjoi edhe Rezi, i cili reagoi duke i thënë Sarës se “është e vështirë të thuash Milaimi ka rënë me këmbët e veta, ai është ndër njërëzit më të mençur në shqiptari”.

Ndiqeni videon për më shumë: