Vaksinimi i poliomielitit në Gaza/ 3 ditë fushatë, ndërpritet puna në 1 ditë, OBSH: Shkak sulmi në klinikë
Një fushatë vaksinimi ndaj poliomielitit në Gazën veriore pritet të rifillojë sërish, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri me dije se u puna u ndërpre për shkak të një sulmi ku 6 persona mbetën të plagosur.
Vaksinimi ndaj poliomielitit në Gazën veriore pritet të rifillojë, pas deklaratës që Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një ditë më parë se gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën pas një sulmi në klinikën Sheikh Radëan.
Faza e dytë e vaksinimit filloi këtë fundjavë pasi u shty në tetor për shkak të bombardimeve, zhvendosjes masive dhe mungesës së aksesit në rajon. Por si pasojë e sulmit në klinikën Sheikh Radwan u ndalua për një ditë.
Unicef, agjencia e fëmijëve të OKB-së e cila po ndihmon në fushatën e vaksinimit, e përshkroi sulmin në klinikën Sheikh Radwan si "një shembull tjetër të sulmeve pa dallim ndaj civilëve".
Gaza regjistroi rastin e parë të poliomielitit në 25 vjet në gusht. Imunizimet po rifillojnë pasi 15 organizata të OKB-së dhe ato humanitare e kanë përshkruar situatën në Gazën veriore si "apokaliptike".
Është rënë dakord për një pauzë humanitare në luftime për të lejuar rifillimin e vaksinimeve në qytetin e Gazës, tha OBSH. Fushata do të zgjasë tre ditë.
Ndërkohë, ushtria izraelite bëri me dije se një operativ i lartë i Hezbollahut u kap në një bastisje detare në qytetin verior libanez Batroun të premten.
Nga ana tjetër, raketat e lëshuara nga Libani plagosën 11 persona në Izraelin qendror të shtunën. Kështu bënë me dije shërbimet izraelite të urgjencës, pasi njëra prej tyre goditi një shtëpi, ndërsa perspektivat për një armëpushim u zbehën.
Luftimet janë përshkallëzuar midis forcave izraelite dhe grupit libanez Hezbollah që nga shtatori, dhe shpresat se një shtytje e SHBA-së këtë javë për një armëpushim janë zbehur.
