Mossad: Irani do sulmojë nga Iraku! Agjencitë e inteligjencës: Mund të ndodhë para zgjedhjeve në SHBA

Agjencitë e inteligjencës thonë se mund të ndodhë përpara zgjedhjeve në SHBA. Tel Avivi “përgatitet”, ndërsa The York Times thekson se Khamenei e ka dhënë urdhërin

Irani mund të sulmojë ushtarakisht Izraelin përpara zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ndërsa agjencitë e inteligjencës në Tel Aviv kanë paralajmëruar një skenar të tillë që mund të realizohet në ditët e ardhshme përmes territorit të Irakut.

Lajmi është transmetuar edhe nga agjencia Axios, sipas së cilës sulmi do të kryhet nga Iraku duke përdorur dronë dhe raketa balistike në masë.

Duket se ky paralajmërim është fakt, pasi edhe lideri shpirtëror Ali Khamenei ka udhëzuar trupat që të jenë gati për sulmin ndaj izraelit, thuhet në një shkrim të “New York Times”.

E gjithë kjo vjen pak kohë pas sulmeve izraelite ndaj bazave të prodhimit të raketave të Iranit që shkaktuan dëme kolosale.

Dy zyrtarë të lartë iranianë të enjten thanë se Irani planifikon t'i përgjigjet sulmeve të fundit të Izraelit, duke kërcënuar se do të vazhdojë një cikël hakmarrjeje midis vendeve.

Mbetet e paqartë se si dhe kur planifikon të përgjigjet Irani, dhe nëse do p[resë përfundimin e zgjedhje në Shtetet e Bashkuara të cilat do të zhvillohen në datën 5 nëntor.

Për të vendosur nëse do të përgjigjen, liderët e Iranit përballen me një rrezik: Një përgjigje ushtarake që synon të pengojë sulmet izraelite mund të rezultojë e kundërta, duke nxitur edhe më shumë sulme shkatërruese që mund të dëmtojnë ekonominë dhe infrastrukturën e tij.

Ky skenar u zhvillua këtë muaj, kur Irani lëshoi rreth 180 raketa balistike në Izrael, duke e quajtur atë si hakmarrje për vrasjet izraelite të liderëve të lartë të Hamasit, Hezbollahut dhe komandantëve të tij ushtarakë.

Nga ana tjetër, Izraeli goditi mbrojtjen ajrore rreth disa rafinerive kritike të naftës dhe petrokimike dhe një port të madh në Iran, si dhe miksera gjigantë të karburantit që bëjnë shtytës për flotën raketore të Iranit.

Zyrtarët iranianë dhe mediat shtetërore kanë minimizuar publikisht ashpërsinë e sulmeve të Izraelit, duke thënë se mbrojtja ajrore e Iranit pengoi me sukses shumicën e raketave dhe dronëve të Izraelit.