Kush do e marrë Amerikën? Çipa: Është një fushatë anormale, atipike! Votat e të pavendosurve pritet të bëjnë diferencën

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Akri Çipa në një lidhje direkte nga SHBA në studion e lajmeve në “Ora News” raportoi situatën e fundit politike në Amerikë kur kanë mbetur dhe pak ditë nga mësimi i emrit të kreut të ri të Shtëpisë së Bardhë.

“Ka pa dyshim mjaft pritshmëri, mjaft tension duke qenë se dhe po i afrohemi dhe monentit të 5 nëntorit kur do të jenë zgjedhjet presidenciale.

Është një fushatë anormale, atipike për shumë arsye. Sepse nëse kemi nga njëra anë kemi z. Trump që prej humbjes së zgjedhjeve në 2020-ën dhe konfirmoi që do të kandidonte përsëri.

Nga ana tjetër kemi znj. Harris e cila po zhvillon një nga fushatat më të shkurtra, pasi kujtojmë se ajo hyri si zëvendësuese e presidentit Biden në korrik dhe pati një kohë mjaft të limituar për të krijuar profilin e saj.

Është një fushatë që ka njohur rekorde shumash financiare dhe tashmë vijmë në fund ku duket se kandidatët janë shumë pranë njëri-tjetrit.

Janë rreth 6-7 për qind votuesit e pavendosur, por që mund të shkaktojë drejtimin e vendit me votën e tyre”, u shpreh eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Akri Çipa.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AKRI ÇIPËN NË “ORA NEWS”