VIDEO/ Joe Biden “kafshon” foshnjat në festën e Halloween
Presidenti amerikan Joe Biden kafshoi me shaka katër foshnja gjatë një feste të Hallowe’en-it të organizuar në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti amerikan përshëndeti një grup fëmijësh në festimet vjetore, duke përfshirë një nënë që e kishte veshur fëmijën e saj si gjeldeti.
Siç shihet edhe në pamje Biden kafshoi këmbën e foshnjës, duke synuar argëtimin e të ftuarve. Gruaja e tij, Jill, ishte veshur si një panda gjigante. Në fillim të këtij viti, zonja e Parë kishte mbështetur njoftimin se pandat do të ktheheshin në Kopshtin Zoologjik Kombëtar në Uashington.
Biden përsëriti disa herë shakanë me foshnjat apo fëmijët e vegjël. Rreth 8,000 njerëz, duke përfshirë studentë dhe fëmijë të lidhur me ushtrinë amerikane, morën pjesë në festën e Halloween. Antony Blinken, Sekretari i Shtetit, solli fëmijët e tij në këtë ngjarje.
Biden ka qenë nën kritikat e republikanëve pasi në dukje i përshkroi mbështetësit e Donald Trump si “plehra” të mërkurën. Komenti mund të dëmtojë fushatën zgjedhore të Kamala Harris , të cilën Biden e ka miratuar si pasardhës të tij.
