Njohja në rrjetet sociale/ "Nisa me fol me njërën më doli djalë"
Rrjetet sociale në kohët e sotme konsiderohen si pjesë e angazhimeve dhe jetës së përditshme. Duke qënë se shumica janë të përfshirë, është e pashmangshme që të ketë dhe njohje në të tillë rrjete.
Tema e mbrëmjes në "D-Night" kishte të bënte me njohjet në rrjetet sociale. Ku mesazhet ishin të shumta dhe eksperiencat e rrëfyera linin për të dëshiruar.
Një djalë i cili ndaloi në terren tregoi një njohje në rrjetet sociale dhe zhgënjimin e përjetuar aty. Pasi vajza me të cilën supozohej të njihej nuk doli ashtu siç pritej.
Pjesë nga intervista:
Kledisi: A të kanë dal keq njohjet në rrjetet sociale ? Se disa çuna po ankoheshin se gocat bëjnë shumë modifikime fotosh. A ka të bëj kjo?
Djali: Po shumë ka të bëj. Jam nis me fol me njërën më doli çuni i xhajës.
Shprehet djali që ka përjetuar këtë njohje në rrjetet sociale.
