VIDEO/ Mesazhi i fortë drejtuar vajzave: Shikoni njeriun jo lekun, se nesër nuk ke asgjë!

Tema e cila ngjalli debat mbrëmjen e së hënës në emisionin “D-night” në “Ora News” kishte të bënte me flirtimet.

Kush janë më flirtues në ditët e sotme, meshkujt apo femrat?

Një ndër djemtë që ndaloi përpos opinionit që dha, përcolli dhe një mesazh shumë domethënës për të rinjtë e sotëm.

“Është leku në mes është interes. Shumë materialistë edhe vjen një moment ku dhe dashuria blihet. Kur e ke të mirën nuk e shikon dhe i bie me shkelm. Duhet flirtuar me dikë që ta kesh diçka afat gjate.

Më vjen keq që kanë marr kaq shumë prioritet femrat, e kanë marr çdo gjë për të mirëqënë nga vetja. I harrojnë ata djem që lënë kokën pas atyre.

Thirrje vajzave shihni djemtë që ju duan me zemër jo lekun. Interesi kalon një moment sepse sot mund të kesh shumë, nesër nuk ke asgjë”, tha djali.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “D-NIGHT” NË “ORA NEWS”