VIDEO/ "Ti ke njerëz që do të më rrahin...", Ashpërsohet gjuha mes Rezit dhe Besfortit, ky i fundit: Për ty jam Adelina Ismaili
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2024, 22:39
Gjatë darkës së të nominuarëve ka plasur debati mes Besfortit dhe Rezit.
Ata janë tensionuar, derisa banorët tjerë tentuan t’i qetësonin.
Rezi i thotë Besfortit që nuk asnjë frikë nga kërcënimet që ai i ka bërë.
“Unë nuk kam frikë. Nëse ti ke njerëz që do të më rrahin, atëherë bujrum! Por edhe unë kam njerëz, se kjo punë kështu shkon.” i tha Rezi-Besfortit.
“Nëse ke ti shokë e shoqe, unë atëhere jam Adelina Ismaili se s’di ça të them tjetër”, ia ktheu Besforti me ironi.
