Beyonce do të shfaqet me Harris nesër gjatë fushatës në Teksas

Megaylli i popit Beyonce do të shfaqet së bashku me Kamala Harris gjatë fushatës ditën e nesërme. Siç raportohet këngëtarja do të ngjitet në skenë në qytetin e saj të lindjes, Houston, Teksas, në mbështetje të zëvendëspresidentes. 

Ajo gjithashtu pritet të performojë, disa nga këngët e saj. Po ashtu Beyoncé i dha leje Kamala Harris në fillim të fushatës që ajo të përdorë këngën e saj Freedom. 

"Ka disa njerëz që mendojnë se ne duhet të jemi një vend i kaosit, i frikës, i urrejtjes. Por ne? Ne zgjedhim diçka ndryshe. Ne zgjedhim lirinë", tha Harris. 

Ndërkohë Donald Trump mban një epërsi të rehatshme në shtetin Lone Star i cili nuk ka votuar demokrat që nga viti 1976, kur shteti zgjodhi Jimmy Carter në vend të Gerald Ford.