VIDEO/ EMINEM MBËSHTET HARRIS! Reperi këndon bashkë me Obama “Lose Yourself”

Reperi i njohur amerikan Eminem i është bashkuar fushatës së zv/Presidentes, Kamala Harris, duke kënduar së bashku me ish-Presidentin Barack Obama këngën “Lose Yourself” në tubimin e zhvilluar në Detroit.

Teksa na ndajnë me pak se 15 ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, një rol vedimtarë, kanë edhe personazhet e njohur, duke orientuar turmat drejt kandidatit që ata mbështesin.

Këtë herë Reperi amerikan Eminem i është bashkuar fushatës së zv/Presidentes, Kamala Harris, duke kënduar së bashku me ish-Presidentin Barack Obama këngën “Lose Yourself” në tubimin e zhvilluar në Detroit.

Eminem i rritur në Detroit, mbështet hapur kandidaten demokrate në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit dhe dje mori pjesë në mitingun e saj, për të prezantuar hyrjen në skenë të Harris dhe Obamës.

Gjatë fjalimit të tij, i cili i parapriu paraqitjes së Obamës, Eminem i kërkoi audiencës që të dalin dhe të votojnë, duke argumentuar se Kamala Harris mishëron një Amerikë ku liritë individuale do të vazhdojnë të mbrohen dhe të gjitha opinionet mund të dëgjohen

VIDEO/ EMINEM MBËSHTET HARRIS! Reperi këndon bashkë me Obama

Obama më pas doli në skenë me entuziazëm, por tha se ndihej paksa nervoz që duhej të dilte në skenë pas Eminem.

Fakti që Eminem vendosi të mbështeste aktivisht Harrisin në fushatën e saj ishte ndoshta i pritshëm, duke pasur parasysh mospëlqimin e tij ndaj kandidatit republikan Donald Trump, të cilin ai e ka shprehur hapur disa herë në të kaluarën.

Kohët e fundit, ai madje foli kundër mbështetësve të Donald Trump , duke thënë se atyre u është "shpëlarë truri" dhe vuri në pikëpyetje faktin se ata besojnë se mund të përfaqësohen në mënyrë adekuate nga një miliarder që nuk ka përjetuar kurrë vështirësi në jetën e tij.