Arrestimi i Metës, Ramaj: Nuk ishte me kriminelë dhe nuk kishte armë, s’kishte pse shoqërohej ashtu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2024, 21:42
Në “Drejt” nga Luan Rama, avokati Redi Ramaj tha se policia nuk duhet të vepronte në atë mënyrë edhe sepse ka pasur një veprim gjykate, përderisa nuk ishte i armatosur dhe nuk po sheqerohej me persona të rrezikshëm.
Ramaj: Meta është paraqitur 3 herë në SAPK dhe përpos retorikës së rëndësuar ka bashkëpunuar me drejtësinë. Edhe vendimi i gjykatës në këtë kuadër duhet të shkonte. Problemi është se këtu lajmi kap lajmin dhe SPAK bëhet protagoniste bashkë me policinë.
Policia nuk duhet të vepronte në atë mënyrë edhe sepse ka pasur një veprim gjykate, përderisa nuk ishte i armatosur dhe nuk po sheqerohej me persona të rrezikshëm. Fjalët e tepërta dhe ofendimet nuk kanë lidhje me policinë e shtetit.
