FOTO/ U nda nga ish-burri se kuptoi se pëlqente femrat, aktorja e njohur bën dedikimin e ëmbël për partneren: Diell në formë…
Aktorja e njohur, Sophia Bush, ka bërë një postim për ditëlindjen e partneres së saj, Ashlyn Harris. Marrëdhënia mes dy vajzave u bë e njohur për herë të parë në tetor të vitit 2023, pak muaj pasi aktorja u nda nga ish-partneri i saj, Grant Hughes.
Që prej asaj kohe vajzat nuk e fshehën më dashurinë për njëra-tjetrën, ndërsa momentet e tyre personale i ndajnë shpesh në rrjetet sociale.
Sophia Bush, këtë herë ka bërë një postim në llogarinë personale në “Instagram” për Ashlyn Harris, e cila mbushi 39 vjeç.
Aktorja ka postuar një foto të tyre duke ndarë një puthje në buzë me mbishkrimin:
“Ti je dielli në formë njeriu. Ti ndriçon botën dhe ngroh çdo person që prek. Nuk ka njeri si ti dhe të gjithë ata që të njohin e dinë se kjo është e vërtetë. Të gjithë jemi me shumë fat. Unë jam më me fat. E para nga të shumtat që do të jetojmë bashkë (grua, kemi aventura për të jetuar!). Gëzuar ditëlindjen bebi im. Të dua me gjithë shpirt”.
View this post on Instagram
