Peshkaqeni “shekullor” i Groenlandës/ Mund të jetojnë mbi 400 vjet. Shkencëtarët realizojnë hartën gjenetike
Sekretet e jetëgjatësisë së peshkaqenit të Groenlandës, i cili mund të jetojnë mbi 400 vjet, kanë shtyrë Shkencëtarët të realizojnë hartën e plotë gjenetike për të përcaktuar se nga vjen kjo jetëgjatësi.
Së fundmi shkencëtarët kanë realizuar hartën e plotë gjenetike, të jetëgjatësisë së peshkaqenit të Groenlandës.
Ky lloj peshkaqeni konsiderohet si kafsha me jetëgjatë në Tokë. Mund të kalojë gjatësinë prej 7 m, peshon një ton, jeton në thellësitë e ujërave të akullta të Arktikut dhe Atlantikut, dhe mbi të gjitha arrin të jetojë mbi 400 vjet.
Sekreti i jetëgjatësisë së tij ka nxitur kureshtjen e shkencës për të kuptuar arsyet që fshihen pas kësaj aftësie, pasi mund të ndihmoje të kuptojmë pse dhe si plakemi, dhe nëse është e mundur si të ngadalësojmë këtë proces.
Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh ka analizuar gjenomën e tij, e përbërë nga 6.5 mld çifte bazë genesh, ndërkohe që gjenoma humane përbëhet nga 3 mld.
Në rastin e peshkaqenit shumica e këtyre çifteve genesh janë përsëritëse, pra janë pjesë ADN identike me njëra-tjetrën, dhe në gjendje për t’u autoreplikuar, e përbëjnë 70% të gjithe gjenomës së tij.
Gjithashtu një tjetër element interesant është një mutacion tek protesina p53, që njihet ndryshe si Guardiania e Gjenome, që si detyrë ka shkatërrimin e tumoreve, dhe që tek peshkaqenët e Groenlandës është mjaft aktive.
Këtu do të përqendrohen edhe studime të mëtejshme të shkencëtarëve.

