RENDITJA/ 3 gola për fitoren e tretë radhazi, Kosova dhuron spektakël ndaj Qipros

Kosova siguroi fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Qipron me rezultatin 3-0, në duelin e dominuar totalisht nga “Dardanët”.

Një gol “alla Kvaraskhelia” i kapitenit Amir Rrahmani, i cili braktisi mbrojtjen, zhbllokoi sfidën në minutën e 30-të.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, teksa në fragmentin e dytë “Dardanët” shënuan edhe 2 herë të tjera, me Krasniqin dhe Emir Sahitin në minutat 52 dhe 71.

Vlen të theksohet fakti se për Sahitin ky ishte goli i parë me fanellën e Kosovës. Futbollisti që aktivizohet me Hamburgun në Gjermani, u hodh nga stoli në minutën e 67-të në vendin e Zhegrovës.

Me këtë rezultat, përfaqësuesja e Franko Fodës, ngjitet në kuotën e 9 pikëve në 4 ndeshje. Duelin e radhës Kosova do e luajë në transfertë ndaj Rumanisë në datën 15 nëntor.

RENDITJA/ 3 gola për fitoren e tretë radhazi, Kosova dhuron