SONDAZHET/ Gara mbetet e ngushtë më pak se tre javë para zgjedhjeve të 5 Nëntorit

Teksa kanë mbetur pak javë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, kandidatja Kamala Harris po shton përpjekjet për të tërhequr votuesit me ngjyrë dhe latinët. Pavarësisht se ka një epërsi të qartë midis të dy grupeve, disa demokratë kanë paralajmëruar se ajo duhet të bëjë më shumë për t’i bindur këta votues që të votojnë Harris në Nëntor.

Kandidatja demokrate Kamala Harris, po lufton për votën e hispanikëve dhe njerëzve me ngjyrë në betejën ndaj Donald Trump për shtëpinë e Bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Thirrja e saj ka ardhur pas sondazheve të fundit realizuar nga “New York Times” që cilat tregonin se rivali republikan po shënon sukses në tërheqjen e këtyre komuniteteve ashtu sic bëri në vitet 20016 dhe 2020

Në sondazh Harris ka 78% mbështetje midis votuesve me ngjyrë, krahasuar me rreth 90% mbështetje për demokratët në zgjedhjet e fundit, me burrat që përbëjnë pjesën më të madhe.

Mediat shkruajnë se kjo mund të jetë vendimtare në një garë që duket se do të vendoset me një diferencë të vogël.

Dhe nëse ky votim është i mbyllur, në shtetet kyçe të fushëbetejës, sigurimi I mbështetjes  modeste mes votuesve me ngjyrë ose latinë mund të ndikojnë përfundimisht në rezultat.

Në Arizona, gati një në katër votues më 5 nëntor pritet të jetë latin, së bashku me pothuajse 20% në Nevada. Në një shtet tjetër kyç, Xhorxhia, votuesit me ngjyrë përbëjnë rreth 30% të totalit.

Këto janë një masë  e konsiderueshme votash në shtete serioze.

Pra, çfarë mund të nxisë përfitimet e dukshme të Trump me këta votues?

Ekonomia, veçanërisht inflacioni dhe kostoja e jetesës, janë çështja kryesore për shumicën e votuesve.

Ky është rasti për shumë votues me ngjyrë dhe latinë, dhe New York Times që sugjeron se një shumicë e konsiderueshme e të dy grupeve janë të pakënaqur me gjendjen aktuale të ekonomisë amerikane.

Gjithsesi edhe 20 ditë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale ku do të përcaktohet se kush do të ulet në Shtëpinë e Bardhë.