Aksident në rrugën transbalkanike në Vlorë/ Automjeti përplas këmbësoren, ndalohet shoferi

Një aksident ka ndodhur në rrugën transballkanike, në afërsi të qendrës së qytetit të Vlorës.

Një automjet ka goditur një grua, e cila ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Aktualisht, nuk dihet se si është gjendja e saj shëndetësore. Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia për hetime të mëtejshme.