Probleme në Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues kanë hasur vështirësi në hyrjen në llogaritë e tyre

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në aksesin në platforma, sipas raportimeve të fundit.

Mijëra përdorues kanë raportuar vështirësi në hyrjen në llogarinë e tyre, ndërsa përdoruesit e Instagram raportojnë gjithashtu probleme me funksionimin e platformës, sipas të dhënave të Downdetector. 

Ky është një incident që mund të prekë një numër të madh përdoruesish, ndërkohë që platformat ende nuk kanë dhënë njoftime zyrtare se çfarë i shkakton problemet.