FOTO/ Një i vde*kur e disa të plagosur pasi treni përplaset me pemën në SHBA

FOTO/ Një i vde*kur e disa të plagosur pasi treni përplaset me

Të paktën një person ka vdekur dhe gjashtë u plagosën në një aksident hekurudhor në SHBA. Mësohet se treni i pasagjerëve është përplasur me një pemë që kishte rënë në binarë pranë qytezës së Bordentown, New Jersey, mëngjesin e të hënës. Gjithashtu linja River Line ka pezulluar udhëtimet mes zonave Roebling e Bordentown.

Raportimet thonin se pema kishte rënë mbi trenin kur ai ishte në binarë. Mjeti kishte 45 pasagjerë në bord në kohën e incidentit, përfshi stafin. Viktima ishte makinisti i trenit qe drejtonte. Nuk janë të qarta rrethanat e vdekjes së pasagjerit tragjik, por të plagosurit nuk ishin në gjendje serioze. Aksidenti kishte ndodhur në një zonë me biznese magazina të shumta.