SHBA, gjendet drogë në çantën me mbishkrimin 'padyshim nuk është çantë plot me drogë'

Policia amerikane ka gjetur drogë brenda një çante me mbishkrimin “padyshim nuk është çantë plot me drogë”.

Kjo sasi u zbuluar nga policia në Portland të Oregonit, kur policia e ndali shoferin dhe pasagjerin brenda veturës, që dyshohej se ishte vjedhur.

Lidhur me njoftimin për këtë rast në X, policia në Portland tregoi detaje për sasinë e drogës, paratë dhe armën e mbushur që u gjet.

Por pavarësisht këtij mbishkrimi, brenda saj u gjet 10 gramë fentanil dhe një lloj tjetër i drogës.

Mediat lokale raportojnë se një burrë dhe një grua janë arrestuar.