I njohur për jetën luksoze dhe lidhjet me yjet e Bollywood, vri*tet politikani indian pak para zgjedhjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2024, 14:51
Politikani indian BabaDiddique është qëlluar për vdekje në Mumbai ditën e sotme. Mediat e huaja raportojnë se persona të armatosur hapën zjarr në drejtim të 66-vjeçarit, në afërsi të zyrës së birit të tij, që po ashtu është politikan.
Ndërkohë, bëhet me dije se dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen.
Siddique ka shërbyer si një ministër në nivel lokal dhe ishte figurë e lartë politike në shtetin e Makahrashtras.
Në këtë shtet pritet të mbahen zgjedhje muajin e ardhshëm. Gjithashtu Siddique ishte i njohur për festat luksoze e po ashtu për lidhjet e ngushta me yjet e Bollywood-it.
