VIDEO/ “Qava 2 orë në korridor, pa pushim” - Ester Bylyku rrëfen historinë e tmerrshme kur ishte 17 vjeçe

Aktorja Rozi Kostani ishte e personazhi i kësaj të premteje në emisionin “Glamour” në “Ora Neës”.

Ajo u bë e njohur shumë kohë më parë për publikun shqiptar me filmin ikonë “Unë, Ti & Kasandra”, ndërsa e pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, Kostani solli përjetimet e saj për famën e arritur dhe si shihej ajo në sytë familjarëve të saj.

Ajo nuk i kurseu falënderimet për bashkëshortin e saj për mënyrën se si i menaxhonte situatat në rrugë, ku nuk mungonin ngacmimet e “çunave që hidhnin ndonjë fjalë”.

Po ashtu, Kostani rrëfeu momentin më dramatik që ajo ka përjetuar në jetën e saj.

Dhe nisur nga kjo edhe vetë moderatorja Ester Bylyku do të rrëfente një ngjarje nga jeta e saj kur ajo ishte 17-vjeçare.

“Në transmetimin tim të parë kam qenë 17 vjeçe, kam qenë live dhe kam bërë një 3 sekondësh pauzë, jo më tepër se 3 sekonda, por në kokën ato ishin si tre vjet.

Dhe kur kam dalë ia kam marrë një të qare me “oi”, oo Zot i madh çfarë bëra unë. Dhe kur e pashë në transmetim ishin vetëm 3 sekonda dhe nuk dallohej asgjë fare.

Dua të them që ajo është në kokën tonë e sidomos live, kur ti je aty të duket si fundi”, u shpreh Ester Bylyku.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AKTOREN ROZI KOSTANI NË “GLAMOUR”