Në pritje të Uraganit, banorët e Floridas lidhin shtëpitë me litar të mos ua prishë “Milton”-i
Nga Ora News Përditësimi i fundit 10 Tetor 2024, 13:19
Banorët e Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për uraganin Milton duke mbuluar dritaret me thasë me rërë dhe duke grumbulluar furnizime të nevojshme.
Megjithatë, qasja unike e një individi për përgatitjet për uraganin e stadit 5 ka tërhequr vëmendjen dhe është bërë virale.
Qytetari floridian Mohammed Nijem nga Tampa ka përdorur disa shirita të trashë për të siguruar shtëpinë nga uragani, një metodë kjo e pazakontë për ta shpëtuar nga stuhia që po afron.
Historia u bë virale, teksa disa që e lëvduan për kreativitetin e tij e të tjerë me humor vunë në dyshim efektivitetin e saj.

