VIDEO/ "Rrëmbehet" live gazetari nga vajza/ Dajana Shabani: Është dëshmi nuk rrëmbejnë më burrat por gratë

Mbrëmjen e djeshme, Leone u rikthye në terren për të dhuruar spektakël. Vajza e cila u ndal për intervistim nuk u përmbajtë dot kur pa gazetarin.

Komplimentat nuk kishin të ndalur, por veprimi i saj në fund ishte shumë surprizues. Pasi vajza vendos të "rrëmbejë" Leonen duke e futur në makinë.

Ky veprim nga ana e vajzës nuk u la pa u komentuar nga Dajana, ku u shpreh se është dëshmi që sot nuk "rrëmbejnë" më burrat por gratë.

Pjesë nga intervista:

Leone: Mirëmbrëma si je?

Vajza: O yll, kam ardhur vetëm për ty.

Leone: Më në fund një person, që vjen vetëm për mua.

Vajza: Sa i mirë qenke bërë sot. Është hera e parë që po të shoh live. Spaskan pas faj ata që u përplasën.

Dajana: Ai momenti që ajo mendon se ata u përplasën për këtë.

Leone: Mendoj të më shkruash në privat, po kaloj tek tema.

Vajza: Ti duhet të më kthesh follow back.

Leone: Do flasim pasi të mbaroj punën, kemi një bisedë të gjatë për të bërë. Dajana si ishte tema, a jeni xheloze a t'ja bëj pyetjen apo mos lodhem kot ?

Dajana: Jo, jo ajo qenka xheloze, ajo të rrëmbenka.

Vajza: Do e mbyllësh emisionin ?

Leone: Dajana, do të më marri tani.

Dajana: Le të të marri

Leone: Do ma bësh një xhiro? Shpirt ika, shihemi më vonë. Hape derën! Do më kapi me zor, më erdhi dita Dajana.

Dajana: Zemër na ndero, bëhu burrë çoje tavën në furrë mos e merr kurrë.

Leone: Na ço ku të duash, jepi drejtim

Dajana: Jepi gaz, shpirti. Është dëshmi vjeshtë-dimër 2024, që stë "rrëmbejnë" më burrat por gratë.