"Hapni sytë..."/ U krahasua me Beyonce-n pas skandalit të Diddy-t, Elvana Gjata mesazh ‘të koduar’, për kë e ka?!

Këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata së fundmi ka qenë tepër e komentuar në rrjet ku shumë persona e kanë krahasuar me këngëtaren me famë botërore, Beyonce, teksa kjo e fundit pretendohet se ka lidhje me skandalin e shumëpërfolur të Diddy-t.  

Mesa duket, Elvana ka zgjedhur të japë një mesazh të koduar nëpërmjet një postimi të saj të bërë në llogarinë personale të X, ku shkruan: “Nëse kohën që harxhon me urrejtje pa arsye për të tjerë, do ta ktheje në dashuri dhe punë për veten, sot do të ishe një njeri shumë më i lumtur… just open your eyes… let no one fool you”.

Mbetet e paqartë nëse i drejtohet një personi specifik, apo e ka në formë këshille për ndjekësit e saj.

"Hapni sytë..."/ U krahasua me Beyonce-n pas skandalit të