U gjet e pajisur me një kamerë, autoritetet norvegjeze zbulojnë shkakun e ngordhjes së “balenës spiune” ruse
Instituti Veterinar në Norvegji, ka nxjerrë konkluzioni përfundimtar për shkakun e vdekjes së balenës Khvaldimir, e ashtuquajtura “balenë spiune” nga Rusia.
Siç raporton CBS News, Instituti thotë se balena nuk u qëllua për vdekje, siç pretenduan grupet e të drejtave të kafshëve, por vdiq nga një infeksion bakterial.
“Autopsia përfundimtare e Institutit Veterinar Norvegjez nxjerr në përfundim se shkaku i mundshëm i vdekjes ishte një infeksion bakterial, ndoshta si rezultat i një plage në gojë”, tha Amund Pridte Revheim, kreu i departamentit të Detit të Veriut dhe Mjedisit të policisë në jugperëndim të Norvegjisë.
“Nuk kishte asnjë gjetje nga autopsia për të treguar se balena ishte qëlluar”, tha ai, duke shtuar se autopsia ishte e vështirë nga fakti se shumë nga organet e balenës ishin shumë të kalbura. “Duke qenë se nuk kishte shenja vrasjeje, nuk kishte asnjë arsye për të hapur një hetim penal për vdekjen e saj”, tha Pridde Revheim.
Grupet e të drejtave të kafshëve NOAH dhe One Whale, njoftuan menjëherë pas vdekjes së saj më 31 gusht, se kishin paraqitur një ankesë në policinë norvegjeze, duke pretenduar se Hvaldimir ishte qëlluar për vdekje, një pretendim që policia duket se e mohoi që në pikën e parë.
Që kur u pa për herë të parë në ujërat e Arktikut Norvegjez në vitin 2019, balena ka tërhequr vëmendjen e mediave. Ajo u pa se kishte një rrip i çuditshëm, i pajisur me një aparat fotografik të vogël dhe një tekst në anglisht “St. Petersburg Equipment” në rripat plastikë të rripit.
Kjo ngriti dyshimet se balena po përdorej nga Marina ruse për spiunazh. Po ashtu edhe emri “Hvaldimir”, i dhënë kësaj balene të bardhë, që rrjedh nga një lojë fjalësh që lidh fjalën balenë (hval, në norvegjisht) dhe emrin e zakonshëm rus (Vladimir).
