FOTO/ Këngëtarja Genta Ismajli përfshihet në një aksident automobilistik në Amerikë

Genta Ismajli është përfshirë në një aksident automobilistik në Amerikë. Sipas burimeve për emisionin ”IN & Out”, këngëtarja e njohur u godit nga një polic në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në Çikago.

Pas momenteve të vështira, mësohet se tani ka filluar të marrë veten dhe është jashtë rrezikut për jetën.

FOTO/ Këngëtarja Genta Ismajli përfshihet në një

Vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për lajmin e ditëve të fundit, por nga burimet afër saj mësohet se gjendja shëndetësore është nën kontroll.

Megjithatë, aksidenti e ka ndalur për momentin realizimin e koncertit të saj, për të cilin ka kohë që ka nisur përgatitjet.