E akuzojnë se këndon playback në koncertet e saj, ja si përgjigjet Sabrina Carpenter

Sabrina Carpenter i është përgjigjur komentit të një personi në rrjetet sociale që pretendonte se ajo nuk këndon live në koncertet e saj.

Këngëtarja postoi një video në TikTok nga turneu i saj, i titulluar “Short n’ Sweet”. Klipi tashmë ka mbledhur miliona shikime, ndërsa publiku i këngëtares e adhuron.

Mirëpo, nuk munguan edhe komentet negative, ku disa e akuzuan Sabrina Carpenter se po këndon playback.

A këndon ajo ndonjëherë live?” , ka shkruar dikush, ku këngëtarja nuk ka lënë pa përgjigje komentin e tij, pasi nuk është referenca e vetme për aftësitë e saj vokale.

“Unë këndoj 100% live në të gjitha koncertet e mia, a do të dëshironit të flisni me skuadren time?” , u përgjigj Sabrina Carpenter.