BE bën thirrje për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit në Liban
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2024, 20:27
Një takim urgjent i ministrave të Jashtëm të BE-së i zhvilluar online për të diskutuar situatën e përkeqësuar në Liban përfundoi me një apel për uljen e tensioneve dhe për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar.
“Çdo ndërhyrje e mëtejshme ushtarake do të përkeqësonte në mënyrë dramatike situatën dhe duhet të shmanget,” tha shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, duke folur përmes lidhjes me video.
“Bashkimi Evropian përsërit thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm midis Hezbollahut dhe Izraelit”, tha Borrell. “Zëri i diplomacisë duhet të flasë dhe të dëgjohet nga të gjithë”, shtoi ai.