FOTO+VIDEO/ "Miss Globe 2024"- Spikerja batuta me bukuroshen kosovare: Je me e fresket se Klea...

Prej pak ditësh vajzat më të bukura kanë mbërritur në Shqipëri për të përfaqësuar vendin e tyre në “Miss Globe”.

Të rejat do të sfilojnë dhe shijojnë jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe lashtësinë shqiptare.

Ndërkohë që para kësaj aventure, bukuroshet i janë bashkuan televizionit “Ora News” për të ndarë me shikuesit emocionet e kësaj gare.

Një ndër to ishte dhe "Miss Kosova", Ana Morina.

"Kurorën e "Miss Globe Kosovës", e kam fituar në korrik. Ndihem shumë mirë. Vazhdoj studimet për 'Menaxhim Hoteleri-Turizëm, në vitin e dytë. Të gjitha vajzat janë shumë të mira. Me të gjitha kam krijuar shoqëri, me Zvicrën, Kroacin, Bullgarin, po ashtu edhe me Shqipërinë, Malin e Zi", tha Ana.

EDICIONI I 21-TË I “THE MISS GLOBE”

“The Miss Globe”, këtë vit ka një prej sloganeve kryesore: “Turizëm në çdo stinë”!

Ky është edicioni i 21-të i eventit të bukurisë “The Miss Globe” dhe në këto vite në Shqipëri kanë ardhur mbi 940 vajza.

FOTO+VIDEO/ "Miss Globe 2024"- Spikerja batuta me bukuroshen kosovare:

Një tur shumë interesant e i ngjeshur me aktivitet i pret të bukurat e Globit pas fotografive për revistat zyrtare.

Turi nis me Lezhën, Malësinë e Madhe, Guci (Mali i Zi), Vlorë, Dhërmi, Himarë, Berat…

FOTO+VIDEO/ "Miss Globe 2024"- Spikerja batuta me bukuroshen kosovare:

Në të gjitha qytetet, stafi i Deliart ka organizuar evente, talent shoë, parada me flamujt kombëtarë të shteteve përfaqësuese deri në një gjysmëfinale spektakolare më Berat në 10-tetor.

Sigurisht që finalja e madhe do të jetë në Tiranë, në 15 tetor në Parkun Olimpik “Feti Borova”.

FOTO+VIDEO/ "Miss Globe 2024"- Spikerja batuta me bukuroshen kosovare:

Prezantimi i natës finale i është besuar këtë vit Eva Muratit dhe Alban Xhihanit.

Në këtë event bukurie do të jetë të ftuar artistë shqiptarë të rinj që janë të njohur ndërkombëtarisht.

“The Miss Globe” është një nga eventet më të rëndësishme në vendin tonë, për të na sjellë emocione të bukura dhe energji pozitive!