Sulmi në selinë e Hezbollahut, dy viktima dhe dhjetëra të plagosur nga raketat e Izraelit

Ushtria izraelite tha se goditi selinë kryesore të Hezbollahut të premten, pasi banorët e Bejrutit raportuan se kishin dëgjuar disa shpërthime të forta dhe tym që dilnin nga vendet në jug të qytetit.

Daniel Hagari, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, tha në një konferencë të shkurtër se sulmi, i cili ishte një nga më të fuqishëm në Bejrut gjatë këtij raundi të fundit të konfliktit, kishte në shënjestër një qendër komandimi nën një ndërtesë civile.

Të paktën dy persona u vranë dhe 76 u plagosën në sulmin e Izraelit të premten në Bejrut, sipas një numri fillestar të ndarë nga Ministria libaneze e Shëndetësisë.

“Heqja e rrënojave po vazhdon mes pritshmërive se numri mund të rritet”, shtoi ministria në një deklaratë.