Kina: Këshilli i Sigurimit të OKB-së të punojë më shumë drejt negociatave të paqes në Ukrainë

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së të punojë më shumë drejt negociatave të paqes në Ukrainë.

“Prioriteti i ngutshëm është respektimi i tre parimeve të moszgjerimit të fushës së betejës, shmangies së përshkallëzimit të luftimeve dhe provokimeve nga palët”, tha Wang në një takim të nivelit të lartë të trupit, ku mori pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Wang theksoi gjithashtu neutralitetin e Pekinit.

“Kina nuk është as krijuesja e krizës në Ukrainë dhe as nuk është palë me asnjë”, i tha ai organit të fuqishëm të OKB-së.

“Ne vazhdojmë angazhimin me të gjitha palët përkatëse, përfshirë Rusinë dhe Ukrainën”, theksoi Wang.

“Sa më shumë armë të dërgohen në fushat e betejës, aq më e vështirë është arritja e  një armëpushim”, tha Wang.

“Kina i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të punojë më shumë drejt një armëpushimi të hershëm dhe më pas paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon”, tha ai.