OKB-ja miraton pakt për të ardhmen, synon adresimin e sfidave të shekullit: Ne besojmë se ka një rrugë drejt...

Kombet e Bashkuara miratuan me 22 shtator nje “Pakt per te Ardhmen” qe synon adresimin e sfidave te shumta te shekullit, nga konfliktet te ndryshimet klimatike dhe te drejtat e njeriut, pavaresisht kundershtimeve te minutes se fundit nga nje grup vendesh te udhehequra nga Rusia.

Sekretari i Pergjithshem, Antonio Guterres, i cili organizoi “Samitin per te Ardhmen”, e cilesoi ate si nje “mundesi qe vjen nje here ne nje gjenerate” per te rishkruar historine njerezore duke nxitur bashkepunimin nderkombetar.

Si nje akt hapes per javen e nivelit te larte te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, qe fillon me 24 shtator, dhjetera kryetare shtetesh dhe qeverish u mblodhen per nenshkrimin e tekstit.

Në versionin e miratuar, udhëheqësit u zotuan të forcojnë sistemin multilateral për të “mbajtur ritmin me një botë që po ndryshon” dhe për të “mbrojtur nevojat dhe interesat e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm” përballë “krizave të vazhdueshme”.

“Ne besojmë se ka një rrugë drejt një të ardhmeje më të ndritur për gjithë njerëzimin”, thuhet në dokument.

Pakti përmban 56 “veprime”, përfshirë angazhimet për multilateralizëm, mbrojtjen e Kartës së OKB-së dhe ruajtjen e paqes.

Ai gjithashtu bën thirrje për reforma në institucionet financiare ndërkombëtare dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, së bashku me përpjekjet e ripërtërira për të luftuar ndryshimet klimatike, për të promovuar çarmatimin dhe për të udhëhequr zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Miratimi i tekstit u përball me një vonesë të shkurtër kur zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Vershinin, paraqiti një amendament që theksonte “parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve”.

Kundërshtimet e Rusisë u mbështetën nga aleatët e saj, si Bjellorusia, Koreja e Veriut, Irani, Nikaragua dhe Siria, por amendamenti i saj u hodh poshtë me shumicë dërrmuese.

Nga fjalët në veprime 

Gjatë fazës së negociatave, Guterres i kishte nxitur kombet të tregojnë “vizion” dhe “guxim”, duke bërë thirrje për “ambicie maksimale” për të forcuar institucionet ndërkombëtare për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive kërcënimeve të sotme.

Megjithatë, përderisa ka disa “ide të mira”, teksti “nuk është dokumenti revolucionar që reformon gjithë multilateralizmin, siç kishte kërkuar fillimisht Antonio Guterres”, tha Richard Goëan, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, për AFP-në.

Ngjashëm u shprehën shumë diplomatë, të cilët shprehën zhgënjim kur diskutuan për ambicien dhe ndikimin e tekstit, duke e përshkruar atë si “të vakët”, “emëruesi më i ulët i përbashkët”, dhe “zhgënjyes”.

“Idealisht, do të dëshironim ide të reja, ide të freskëta”, tha një diplomat.

Lufta kundër ngrohjes globale ishte një nga pikat e debatit në negociata, me referenca për “tranzicionin” larg karburanteve fosile që ishin zhdukur nga drafti i tekstit disa javë më parë, përpara se të riktheheshin.

Pavarësisht kritikave, pakti është ende “një mundësi për të pohuar angazhimin tonë kolektiv ndaj multilateralizmit, edhe në kontekstin e vështirë gjeopolitik aktual”, tha një diplomat perëndimor, duke theksuar nevojën për të rindërtuar besimin midis Veriut dhe Jugut Global.

Vendet në zhvillim kanë qenë veçanërisht të zëshme në kërkesën për angazhime konkrete për reformimin e institucioneve financiare ndërkombëtare, duke synuar të sigurojnë qasje më të lehtë në financime preferenciale, veçanërisht duke marrë parasysh ndikimet e ndryshimeve klimatike.

Teksti përfshin me të vërtetë “angazhime të rëndësishme për drejtësi ekonomike dhe reformimin e arkitekturës financiare ndërkombëtare”, komentoi Human Rights Ëatch (HRË), duke lavdëruar gjithashtu “fokusin në të drejtat te njeriut."

Megjithatë, udhëheqësit botërorë “ende duhet të tregojnë se janë të gatshëm të veprojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut”, tha Louis Charbonneau, drejtori i HRË për OKB-në.

Pavarësisht përmbajtjes së tij, pakti dhe anekset e tij një Pakt Global Dixhital dhe një Deklaratë mbi Brezat e Ardhshëm — nuk janë ligjërisht obliguese, duke ngritur kështu shqetësime për zbatimin, veçanërisht pasi disa parime si mbrojtja e civilëve në konflikte shkelen çdo ditë.

“Detyra jonë e ardhshme është t'u japim jetë atyre, për t'i kthyer fjalët në veprime”, tha Guterres./REL