Gazetarja e New York Mag i ka ‘dërguar foto nudo’ kandidatit presidencial R.F.Kennedy, gjatë flirtimeve me tekste
Mediat liberale të afërta me demokratët në SHBA, njoftonin sot se gazetarja Olivia Nuzzi e revistës së njohur New York Magazine i ka dërguar foto thuajse nudo të vetes ish-kandidatit të sapo tërhequr presidencial Robert F. Kennedy Jr., gjatë një afere romantike me tekste, shkruhej në njoftim.
Mediat thonin se Nuzzi dhe kandidati Kennedy, i njohur për qëndrime anti-stabiliment e anti-vaksina, kishin një marrëdhënie dixhitale romantike, dhe se 31-vjeçarja tërheqëse i kishte dërguar foto kompromentuese pinjollit të familjes së famshme Kennedy, që nga ana tjetër është i martuar, shkruante mbrëmë rrjeti Puck News.
Dyshja thuhet se kishin shkëmbyer shumë mesazhe pasi Nuzzi ishte njohur me 70-vjeçarin në një publikim në nëntor. Pre zhurmave të aferës me RFKennedy, Nuzzi aktualisht është pezulluar nga puna me New York Magazine.
Gazetares së njohur iu dhe dje pushimi nga puna pasi “redaktorët e New York Mag u vunë në dijeni të lidhjes ‘së papërshtatshme’ nga media të tjera dhe kërkonin të hetonin”.
Grupi i Kennedy thanë se ai është takuar personalisht vetëm një herë me Nuzzi në nëntor, por rrjeti Puck News shkruante se dyshja ishin takuar disa herë.
Në një tjetër deklaratë një zëdhënës i Kennedy i quante deklaratat e marrëdhënies “të rreme pa diskriminim”, duke përsëritur se ish-kandidati presidencial dhe Nuzzi ishin takuar vetëm një herë personalisht.
Edhe Nuzzi thotë se mes tyre nuk kishte një marrëdhënie fizike dhe se ajo nuk e kishte përdorur Kennedy si “burim informacioni”.
Kennedy, i biri i senatorit amerikan Robert F. Kennedy të vrarë në një aksident ajror, dhe nip i ish-presidentit President John F. Kennedy, të vrarë në atentat, akuzohet nga mediat se ishte në lidhje me Nuzzi, teksa ajo është e fejuar dhe ai vetë i martuar.
Një burim për rrjetin vendas ‘The Post’ tha se dyshja në mesazhet e tyre “nuk tregoheshin të kujdesshëm”. Kennedy është i martuar prej një dekade me aktoren Cheryl Hines, që u bë gruaja e tij e tretë.
Ndërsa Nuzzi është e fejuar me gazetarin politik Ryan Lizza prej 2022, por lidhja e tyre ka ardhur duke u zbehur teksa në një koment të fundit Lizza e quante atë “ish-e fejuara”.
