Pritje madhështore për Osmanin nga personeli ushtarak në West Point
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2024, 15:07
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në mënyrë madhështore nga kadetët dhe personeli ushtarak në Akademinë Ushtarake të SHBA-së, në West Point.
Ajo ka postuar një video në të cilën Osmani pritet me duartrokitje, derisa qindra ushtarë brohorasin “Kosova, Kosova”. Osmani ka shkruar në X, se kjo ishte një vizitë e paharrueshme.
“Dje ku breza të tërë liderësh janë farkëtuar në shërbim, integritet dhe sakrificë. Faleminderit që e nderoni Republikën e Kosovës. Për këtë është aleanca Kosovë-SHBA. Një pritje e pabesueshme nga kadetët dhe personeli ushtarak në West Point. Lidhja jonë është e fortë, dhe së bashku, ne qëndrojmë”, ka shkruar ajo.