Presidencialet në SHBA/ Ndrenika: Pavarësisht sondazheve Donald Trump është në përparësi

I ftuar në një intervistë në Ora News, gazetari Denion Ndrenika nga SHBA-të tha se pavarësisht sondazheve të bëra deri më tani Trumpi ka qenë në përparësi.

Ndrenika: Pavarësisht sondazheve Trumpi ka qenë në përparësi. Opinioni i përgjithshëm është se Trump është më i pranueshëm për Amerikanët. Sondazhet në këto 2 vite e kanë treguar përpara për çështje që i përkasin popullsisë amerikane, kryerresht të bardhët dhe punëtorët.

Për mua deri më tani Trump mbetet me një përparësi si kandidat. Nuk dihet nëse atentatet ndaj tij do të kenë një ndikim direkt në votime. Atentati i parë kishte më shumë mbështetje, dhe kishte si reflektim për atë që ndodhi, edhe mes të pavendosurve.