Mbretëria e Bashkuar takim urgjent për situatën në Liban
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, ka kryesuar një takim urgjent COBRA për të diskutuar situatën në Liban dhe për tu siguruar që Mbretëria e Bashkuar është e përgatitur për çdo përshkallëzim që mund të kërkojë evakuimin e shtetasve të saj.
Gjithashtu Lammy dhe ministra të tjerë u takuan këtë mëngjes pas një vale të paprecedentë sulmesh kundër pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut për të cilat grupi ka fajësuar Izraelin të ndjekur nga një raund i madh sulmesh ajrore izraelite.
Megjithatë ky takim vjen pasi diplomati i lartë donte të sigurohej që Mbretëria e Bashkuar është e përgatitur për çdo eventualitet. Siç raportohet, ushtria ishte vënë në gatishmëri gjatë verës për të nisur një evakuim urgjent të shtetasve britanikë nga Libani kur tensionet midis Izraelit dhe Hezbollahut u përshkallëzuan më parë.
