EKSKLUZIVE/ Vllaznia, tregti me Dubain, transferon një mesfushor tek Ittiha Kalba
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2024, 18:00
Mesfushori i Vllaznisë Rejan Alivoda transferohet tek Ittiha Kalba. Mesa duket ekipi nga Dubai ka rënë dakort për ta blerë kartonin e 21-vjeccarit shkodran.
Alivoda ka luajtur 91 ndeshje me kuqeblutë duke shënuar 6 gola në kampionatin shqiptar, por duke bërë një performancë mjaft të mirë.

Mesfushori shkodran, gjithashtu, ka luajtur edhe me Kombëtaren U 21 nën drejtimin e Alban Bushit.

Bëhet e ditur që lojtari niset nesër drejt ekipit të ri, ndërsa shifra e blerjes së kartonit ende nuk është e ditur, teksa as vetë ekipi shkodran nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar mbi këtë transfertë.
