Ngjarja në supermarket, Dajana, mesazh prindërve: Ruani fëmijët nga njerëzit që mendoni se i keni më afër

Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në një supermarket të Tiranës ku një fëmijë gati është rrëmbyer, ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Kjo gjë nuk kaloi pa u prekur dhe nga D-Night, ku Dajana Shabani përcolli një mesazh të fortë.

REAGIMI I PLOTË:

“Ndonjëherë duhet t’i ruani fëmijët nga njerëzit që ju mendoni që janë më të afërtit, nga njerëzit që ju i besoni më shumë. Është marrë ky fëmijë dhe është ndaluar në minutat e fundit nga stafi personelit.

Shprehjet po e ëma dhe i ati ku ishin m’i evitoni, se unë këto moralizmat “më hapin barkun” në përgjithësi. Nuk kam lidhje me këto moralizmat fallco.

Është ruajtur nga Zoti themi ne në gjuhën popullore por një super duartrokitje për personelin e atij supermarketi dhe është evituar një ngjarje shumë e rënd. Duhet të kemi shumë kujdes se ndoshta edhe nga personi që mund të kemi më për zemër kushëri, mik , mikesh duhet të kemi shumë kujdes”

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE