Putini rrit fuqinë ushtarake në rreth 2 milionë e 400 mijë

Presidenti rus Vladimir Putin ka rritur përmasat e ushtrisë së vendit për herë të tretë që nga pushtimi i plotë i Ukrainës në shkurt të vitit 2022, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 2 milionë e 389 mijë.

Sipas një dekreti presidencial, numri i ushtarëve do të rritet në 1 milion e 500 mijë. Në dhjetor, Putin e rriti objektivin e ushtrisë në 2 milionë e 200 mijë, ku 1 milion e 330 mijë prej tyre që ishin ushtarë.

Objektivi i ri e rrit numrin në ushtri me 50% krahasuar me pak më shumë se 1 milion në fillim të luftës.

Nuk ka patur asnjë reagim të menjëhershëm për shifrat e reja nga Ministria e Mbrojtjes në Moskë. Ministria këmbënguli se rritja e forcave ushtarake do të mbulohej duke rekrutuar më shumë vullnetarë.

Në shtator 2022, Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm në përgjigje të një sërë humbjesh ushtarake.

Kjo çoi në pakënaqësi të gjerë në mesin e popullatës dhe bëri që shumë të rinj të largoheshin nga vendi.