A do të ketë “DWTS” këtë sezon? Sara Hoxha zbulon të vërtetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2024, 15:22
“Dancing With The Stars” nuk do të vijë në ekranet tona këtë sezon.
Lajmin e ka konfirmuar vetë producentja Sara Hoxha.
Ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjete sociale ku dhe ka konfirmuar se këtë sezon nuk do të transmetohet “DWTS”.
Megjithatë ajo e konsideron një nga produksionet më të arrira këtë sezon, duke mos e përjashtuar mundësinë që ky program të realizohet sërish vitin e ardhshëm!