“Haitianët do të ikin nga Ohaio”/ Trump zotohet për dëbimin e emigrantëve

Donald Trump u zotua të premten se do të kryejë dëbime masive të emigrantëve nga Haiti në qytetin Springfield të Ohajos, edhe pse shumica e tyre ndodhen legalisht në Shtetet e Bashkuara. Deklarata vjen fill pas komenteve në debatin presidencial, ku Trump tha se në këtë qytet emigrantët po hajnë kafshë shtëpiake.

Kandidati republikan për president, Donald Trump, premtoi dëbime masive të emigrantëve nga Haiti në qytetin Springfield të Ohajos, menjëherë pasi presidenti i SHBA Joe Biden bëri thirrje për ndalimin e sulmeve ndaj atij komuniteti.

"Ne do të bëjmë deportime të mëdha në Springfield, Ohio," tha Trump në një konferencë shtypi.

Ndërsa ai vazhdoi sulmet e tij ndaj emigrantëve, nuk përmendi komentet e që bëri gjatë debatit të tij të martën mbrëma me rivalen e tij demokrate, nënpresidenten Kamala Harris, se komuniteti Haitian po hante kafshë shtëpiake.

Qyteti për ditë të tëra e ka gjetur veten në qendër të një vorbulle të mediave sociale pasi të djathtët u kapën mbi  këto pretendimet të Trump.

Shumica e 15,000 haitianëve në Springfield janë atje ligjërisht. Premtimi i kahershëm i Trump për të kryer deportime masive zakonisht i referohet atyre në mënyrë të paligjshme.

Udhëheqësit e komunitetit Haitian në të gjithë Shtetet e Bashkuara thanë se komentet e kandidatit republikan mund të rrezikojnë jetën dhe të nxisin më tej tensionet në Springfield, ku mijëra të ardhur të fundit nga Haiti kanë nxitur ekonominë lokale, por gjithashtu kanë tendosur rrjetin e sigurisë sociale.

Zyrtarët e qytetit thonë se nuk kanë marrë asnjë raport të besueshëm se dikush ka ngrënë kafshë shtëpiake.

Administrata Biden zgjati Statusin e Mbrojtur të Përkohshëm për qindra mijëra haitianë në Shtetet e Bashkuara në qershor, një program i vjetër dekadash që mbron emigrantët e ligjshëm nga dëbimi dhe u jep atyre leje pune.

Luftërat e bandave në Haiti kanë zhvendosur mbi gjysmë milioni njerëz dhe gati pesë milionë po përballen me pasiguri të rëndë ushqimore.

Trump ka përmendur tensionet në Springfield si një shembull tjetër të nevojës për politika të vijës së ashpër të imigracionit.