Kryeministri kanadez: Mbështesim përdorimin e armëve me rreze të gjatë nga ana e Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2024, 20:56
Kanadaja mbështet plotësisht Ukrainën në përdorimin e armëve me rreze të gjatë për të “parandaluar dhe penguar Rusinë për të shkatërruar infrastrukturën civile të Ukrainës”.
Këto deklarata janë bërë nga kryeministri Justin Trudeau.
Trudeau u tha në një intervistë për gazetarët se presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të destabilizojë të drejtën ndërkombëtare të bazuar në rregulla duke shtuar:
“Kjo është arsyeja pse Kanadaja dhe vendet e tjera janë të bindura se Ukraina duhet të fitojë këtë luftë kundër Rusisë”.